Për të shënuar festën e 8 Marsit, këngëtari dhe filantropi i njohur kosovar Labinot Tahiri ka dhuruar një veturë dhe të holla Qendrës për mbrojtjen e grave në Drenas. Këto gra, kryesisht viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovo kishin deklaruar më parë që nuk e festojnë asnjë festë për shkak se janë të lënduara shpirtërisht por gjithashtu sepse nuk kanë asnjë përkrahje financiare.

Për këtë arsye, këngëtari ka cekur përmes një statusi në Facebook që ka dhuruar 2.000 EUR për tu mundësuar festën e 8 Marsit këtyre grave dhe veturën për të mundësuar transportin e këtyre grave nëpër shtëpitë e tyre dhe qendra mjekimi.

Bravo Labi!

 

Top