Fëmijët e Kosovës janë duke u rrezikuar çdo ditë nga sëmundja e kancerit. E për ata fëmijë të cilëtgjatë periudhës së kësaj sëmundjeje, humbasin flokët e tyre, tani ka filluar një projekt pikërisht përdhurimin e flokëve për të gjithë ata fëmijë.

Bujar Qerreti, nga EMSA Prishtina, një organizatë joqeveritare e studentëve të mjekësisë, ka thënë se projekti për dhurimin e flokëve është duke u bërë për të gjithë ata fëmijë qëjanë duke u trajtuar kundër kancerit, fëmijët që kanë rënie të flokëve dhe për ata fëmijë që kanëdjegie në kokë. Sipas tij, interesimi i qytetarëve për dhurimin e flokëve është i kënaqshëm, por tha se presin endedhurues pasi që kjo është iniciativë vullnetare humanitare.

Ndërsa, qytetarët shprehen të gatshëm për këtë iniciativë. Fitore Hyseni, studente tha se çka do që katë bëjë me humanizëm nuk do të hezitonte.

Top