Politikanët Kroat vendosën të harrojnë zënkat e tyre dhe të zëvendësojnë Parlamentin me pistën e garimit. Nën patronazhin e Presidentit Kroat Kolinda Grabar-Kitarović u organizua një garë me makina të dielën, 23 prill tek Qendra Španksko Karting. Të gjithë përfaqësuesit e Parlamentit Kroat morrën pjesë në garë dhe të gjithë të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do t'i dhurohen Spitalit të Posaçëm për Fëmijët me Sëmundje Kronike Gonja Bistra. Pjesëmarrësit dhe spektatorët kaluan një kohë të mirë dhe më e rëndësishmja është se u grumbulluan  25,000 HRK (rreth 3,300 EUR) për Spitalin Gonja Bistra. 

Top