Shoqata Kombëtare e Prindërve të Fëmijëve me Kancer - NURDOR - në bashkëpunim me Fondacionin Exit dhe kompaninë Halo oglasi, kanë nisur fushatën Reklam për Jetën javën e kaluar. Qëllimi i fushatës është që të grumbulloj 20 milionë dinarë përmes faqes së specializuar të internetit të Halo oglasi - oglasizazivot.rs për ndërtimin e departamentit të ri të spitalit hemato-onkologjik të fëmijëve.
Persona të famshëm si Dr Nele Karajliq, Nikola Kojo, Mirjana Karanoviq, Jovana Brakoçeviq, Slobodan Šarenac, Slavko Beleslin, Natasha Miljkoviq, Marçelo, Discipline Kiçme, Bad Copy, SARS, Dubioza Kolektiv, Brkovi dhe të tjerë tashmë kanë nxjerr në shitje sendet e tyre personale , të cilat kanë një vlerë sentimentale për ta, por ato nuk i përdorin më.
I tillë është Nikola Kojo që ka nxjerr në shitje kitarën e tij.
Gjithkush që ka diçka që nuk i përdor më, mund të marrë pjesë në këtë fushatë, si dhe ata që duan t’i blejnë ato, sepse kjo lloj tregtije ka përfitime të shumta.
NURDOR pret që qendra e re hemato-onkologjike në Nish të përfundojë deri në fund të vitit.