Mitrovica është ndarë për një kohë të gjatë. Rinia nuk duhet as të dijë për këto lloje të kufijve. Ata të gjithë meritojnë të jetojnë të lirë dhe të krijojnë miqësi.

Shoqata Kulturore Artistike AD LIBITUM beson se zgjidhja mund jetë duke mbledhë të rinjtë nga të gjitha komunitetet e ndara në një vend - në një kamp veror pranë qytetit. Kampi do të organizohet nga data 8 deri më 10 shtator, me 50 pjesëmarrës të rinj, përfshirë shqiptarë, serbë, turq dhe komunitetin RAE (romët, ashkalitë dhe egjiptianët).

Çfarë mund të lidhë Ibrin dhe të bashkojë të gjitha ata? Përgjigja është e thjeshtë: muzika vallëzimi, piktura, sporti. Këto aktivitete, të trajnuara dhe të udhëhequra nga profesionistë dhe artistë të mëdhenj, mund të largojnë të gjitha dallimet, të krijojnë miqësi të reja, të nxisin shkëmbimin e ideve, të përmirësojnë tolerancën dhe t'i bëjnë njerëzit më të afërt.

Nëse i ndani edhe ju këto ide dhe besoni se të rinjtë e Mitrovicës, nga Veriu dhe Jugu, meritojnë më mirë, drejtohuni te kosovaideas.com dhe mbështesni projektin.

Top