Dy vjet më parë, 15-vjeçari Nenad Krzhev nga Gjevgjelia shprehu dëshirën e tij për të dhuruar flokët e tij të gjata që do të bëhen në paruke për fëmijët që janë në kimioterapi. Për shkak të përpjekjeve të tij, sot shumë maqedonas po bashkohen me kauzën falë një bashkëpunimi të një OJQ-je lokale me një organizatë Holandeze të quajtur Stichting Haarwensen.

E inkurajuar nga dëshira dhe entuziazmi i Nenad, Shoqata ZEDM Slozuvalka, e cila ndihmoi Nenadin në përpjekjet e tij, u përpoq të ftojë disa OJQ vendase për të vazhduar fushatën, por shpejt e kuptuan se nuk kishte iniciativë të tillë në vend. Kjo i nxiti ata që të fillojnë një bashkëpunim me organizatën holandeze Stichting Haarwensen ku ata kanë dërguar dergesën e pare të flokëve nga Maqedonia. Kjo iniciativë ka ngritur një interes të madh në Maqedoni, duke rezultuar në më shumë se 40 donacione të shiritave të flokëve, të cilat shoqata publikon dhe promovon në faqen e tyre në Facebook.

"Ne jemi shumë të kënaqur që ka njerëz të mirë dhe bujarë në vendin tonë që janë të interesuar për dhurimet e flokëve, në mënyrë që të bëhet një parukë, një buzëqeshje në fytyrën e fëmijës" - tha ZEDM Slozuvalka. Ajo shtoi se kurrë nuk është tepër vonë për të qenë njerëzorë, qoftë duke dhuruar flokë ose duke marrë pjesë në një veprim humanitar.

Top