Fresk Sylhasi, 11 vjeçar nga Kosova  pasi kishte parë gjendjen e vështirë të shkollës së Thethit në Shqipëri vendosi të hapë një llogari, me anë të  cilit qytetarët do të mund të dhuronin para.  Fresku arriti të mbledhë rreth 1.200 EUR me të cilat bleu pajisje shkollore për fëmijët e shkollës së Thethit. Gjëja më interesante e këtij donacioni është se Fresku ia dhuroi shkollës këtë donacion personalisht pas një udhëtimi të gjatë me biçikletë që filloi në Prishtinë e përfundoi në Sarandë, më specifikisht në Theth.

Top